Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi dhe Spartak Ngjela u përfshinë në një debat në studion e “360 gradë” në RTV Ora për të ardhmen e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës dhe Shqipërisë.

Pjesë nga debati

Fatos Klosi: Shqipëria ka një luftë politike shumë të ashpër që është e paarsyeshme dhe i ka detyruar gjithmonë kosovarët që kur vinin në Shqipëri, do bënin një program që do i takonin të gjithë, nuk donin të diferenconin.

Spartak Ngjela: Nuk janë si ky ata.

Fatos Klosi: Ky është tjetër thua ti.

Spartak Ngjela: Ky është politikan, i cili ka ardhur në dorë Zogu. E merr apo se merr, për të qenë në krye të dy shteteve është në dorë të tij. Cila është në dorë të tij? Eleminimi i klasës së korruptuar politike shqiptare me politikën e tij. A do ta bëjë dot? Atëherë do e duan shqiptarët.

Fatos Klosi: Po si do ta bëjë?

Spartak Ngjela: Ish Kamani që qe burrë, më trim nga gjithë të parët, nuk i trembej syri kurrë, pa e donin shqipëtarët. Kjo është. E ka thënë Naim Frashëri. Nëse ai eliminon që uron populli shqiptar, bëhet pankombëtar.

Fatos Klosi: Po si do i eliminojë? Doni të vërtetën? Nuk është i sigurtë atje. Po e idealizoni.