Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se gjatë qeverisjes së tij mjekët që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në sektorin publik dhe atë privat, duhet të zgjedhin vetëm njërën prej tyre.“Mjekët duhet të zgjedhin a duan të punojnë në sektorin privat apo publik, sepse nuk është e drejtë që të përdorin spitalet publike për të rekrutuar pacientë për trajtime mbas orarit të punës në ambulanca private që këta doktorë kanë krijuar”, u shpreh Kurti në emisionin “New Bugajski Hour”, kur u pyet për planin e tij për sektorin e shëndetësisë.Gjithashtu ai e quajti të papranueshme që barnat shiten 30 për qind më shtrenjtë në barnatoret që janë në afërsi të spitalit në krahasim me barnatoret e qendrës së qytetit, e që deklaroi se nuk do të tolerohen më.