Xhudistet kosovare kanë bërë që mbarë bota ta shohë ndryshe vendin tonë.

Sukseset e tyre tashmë janë dëshmuar në mbarë globin, duke mbledhur medalje në të gjitha kompeticionet ku kanë marrë pjesë.

Ipponi i Distria Krasniqit në Kampionatin Botëror të xhudos që u zhvillua para një muaji në Japoni është zgjedhur si më i bukuri në kategorinë e femrave dhe i dyti në përgjithësi.

Në garën për medaljen e bronztë, Distria përplasi për tokë spanjollen Abelarda Martinez, duke fituar me një ippon shumë të bukur.

Më poshtë janë 20 ipponët më të bukur të kampionatit.