EXCELSIOR (1928) / POLIGAMIA NDALOHET ZYRTARISHT NË SHQIPËRI

EXCELSIOR (1928) / POLIGAMIA NDALOHET ZYRTARISHT NË SHQIPËRI

8
0
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Qershor 2019

“Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 11 janarit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me ndalimin zyrtar të poligamisë në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ndalimi i poligamisë në Shqipëri

“Londër, 10 janar. – Është raportuar nga Tirana se një kod i ri penal ka hyrë në fuqi sipas modelit të kodit italian.

Që tani e tutje, poligamia do të jetë e ndaluar në të gjithë territorin shqiptar dhe abuzimet që toleronte kodi i vjetër turk në fuqi në Shqipëri, do të ndëshkohen ashpër.”

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)