Së shpejti do të themelohet Qendra Socio- teknologjike në trojet shqiptare

Së shpejti do të themelohet Qendra Socio- teknologjike në trojet shqiptare

83
0
SHPËRNDAJE

Profesori I filozofisë, Hyzri Salihu dhe kolegu i tij Fatbardh Hyseni, kanë paralajmëruar sot themelimit e Qendrës së Socio-teknologjik qendër kjo që do të kontribuoj avancimit të studimit në fusha të ndryshme.

Profesor Salihu,thotë se krahas aktivitetit të tij për bërjen e Shqipërisë Etnike e ka parë të udhës që të kontribuoj në fushën e hulumtimit .Madje ka paralajmëruar se në këtë qendër të angazhohet shumë njerëz të fushave të ndryshme.

”Qendra do të merret me studimin e procesit të ndërhyrjes mes shoqërisë dhe teknologjisë si dhe ndikimin e kësaj të fundit në shoqëri” ka thënë Salihu, teksa ka shtuar se qendra do të mundësoi dizajnimin dhe projektimin e sistemeve komplekse që janë në dobi të shoqërisë dhe teknologjisë.”

Si qëllim kryesor është vetëdijesimi shoqëror I përgjithshëm dhe mos klasifikimi me vija ndarëse mes profesioneve “ ka potencuar profesori Hyzri Salihu.