Po me Fahri Xharrën ç`pate o Ardian Vehbiu ?

Po me Fahri Xharrën ç`pate o Ardian Vehbiu ?

14
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

(Reagim ndaj shkrimit “GJIZA E DIJES “ 5 Janar 2018,nga Ardian Vehbiu

Të ju njohtoj me mësuesin e gjuhes shqipe, Ardian Vehbiun  (Tiranë, 1959) që është një autor dhe publicist shqiptar. Ka mbaruar studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe të fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës. Gjatë viteve 1983-1990 ka punuar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Më pas ka qenë mësues i shqipes në Institutin Oriental të NapolitQë prej vitit 1996 jeton në New York.[ https://sq.wikipedia.org/wiki/Ardian_Vehbiu

Ja një copëz  e shkrimit të Ardian Vehbiut : ” Faqja 27.al   e cila rregullisht interesohet për çështje të kulturës e të albanologjisë, këtë herë kish vajtur e kish shkulur nga Facebook-u një status nga “studiuesi i mirënjohur Fahri Xharra”[1], i cili ka reflektuar rreth fjalës anglishte cheese dhe e ka nxjerrë këtë nga shqipja gjizë (Fjala “cheese” për djathin në anglisht vjen nga shqipja “gjizë”?). Ja si e paraqet tezën e vet studiuesi në fjalë: A e dini se anglezët i thonë djathit “cheese” (çizë) dhe kjo rrjedhë nga fjala shqipe “gjizë”.”

Ardiani zë thua në mua : “Nuk është hera e parë dhe as do të jetë e fundit që shqipja përdoret si instrument universal për të shpjeguar fjalë gjuhësh të tjera – këtë herë shorti i paska rënë anglishtes.” dhe e vazhdon :” Mirëpo fjalës cheese në anglishte ia kanë identifikuar me kohë prejardhjen, duke e lidhur etimologjikisht me latinishten caseus, të cilën e ka marrë edhe gjermanishtja si Käse dhe holandishtja si Kaas: bëhet fjalë për një huazim të përbashkët të gjuhëve gjermanike nga latinishtja.”

Para se të shkoj më tutje, desha ti them Z. Vehbiu se kur “latinët” e gjetën “caseus-in “ për gjizen apo djathin, të parët tanë pellazgo-ilirët i kishin kaluar nja disa mijëra vite duke e përdorur edhe gjizën dhe djathin si ushqim. Se sa i pranon pellazgët miku i Amerikes është çështje tjetër që do e trajtoj më vonë, po në këtë shkrim.screenshot_150

Jo pa qëllim e nxorra edhe këtë foto, me qëllim që të shihet se në anglishte edhe sot përdorët fjala e lashtë shqipe “clutching”
Në    https://dictionary.cambridge.org/dictionary/english/clutch e gjeta për fjalën ”clutching” këto shpjegime :“ [ C ] a small group of eggs produced by the same bird, especially in a nest “ Pra, një sasi vezësh nga i njejti zog , që inkubohen e që shqip i themi me ra klloç ( klluq )”.

Po aty : ” clutch verb [ I/T ] (HOLD) to hold or try to hold something tightly, often because of a state of fear or anxiety:  [ T ] The preschooler clutched his mother tightly.” Clutch (adjective [ only before noun ]  /klʌtʃ/ UK  /klʌtʃ/ US /klʌtʃ/ US .

Kurse në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe shkruan : KLLOÇKË f. sh.

  • 1. Pula kur bie për të nxjerrë zogj dhe gjatë kohës që i rrit. Zogjtë e klloçkës. Si zogjtë rreth klloçkës. Ra pula klloçkë qëndron pula një farë kohe mbi vezë për të nxjerrë zogj. Shtroj klloçkën i vë pulës vezët për t’i ngrohur.
  • 2. astr., bised. Shenjëzat. * E vuri klloçkë dikë e shtroi, e bëri të rrijë urtë. Janë si zogjtë e klloçkës janë të vegjël e të dobët, kanë nevojë për mbrojtje e për kujdes të veçantë. Mbetën si zogjtë pa klloçkë mbetën pa mbrojtje e pa drejtues, nuk ka kush të kujdeset më për ta (kryesisht për të vegjlit kur mbeten jetimë). Të vjedh vezën nën klloçkë është vjedhës shumë i shkathët.”Le të vazhdojmë : ” coaching “ , apo “ coach “ see definition of coaching

Pra , mik i dashur Z. Vehbiu, kur pula i inkubon ( bie klluç ) vezët  gjatë 21 ditëve ajo quhet “ klloçkë “ ( clutch ), dhe pasi që zogjët dalin në dritë, po ajo klloçka e merr rolin e koaçkes  ( coach ) për ti rritur ato njomëza të reja.

Edhe një herë po ta them që klloçka dhe koaçka tek ne kanë që disa mijëra vjetë më herët se “lindja” e latinishtes dhe e latinëve., Sa për anglezët as mos të flasim !

 

Doktori i Akademisë shqiptare në Tiranë të viteve 1983-1990 z. Adrian Vehbiu , e vazhdon : ” Madje kjo përpjekje e z. Xharra po më tingëlloka fort e ngjashme me pretendimet e cave që “kanë deshifruar më në fund greqishten e Homerit”, a thua se nuk paskësh qenë bota në gjendje t’i lexonte Iliadën dhe Odisenë, pa ndihmën e “shqipes së vjetër.”[2]

Historia e gjuhës shqipe ka shumë të panjohura, të cilat mund t’ua trazojnë pasionet edhe studiuesve amatorë. Megjithatë, etimologjitë e fjalëve të fondit indo-europian të shqipes, si gjizëdhe djathë, nuk duhen prekur përveçse nga gjuhëtarë etimologë të përgatitur, të cilët të paktën e dinë se çfarë nuk dinë.”

Sa për dijeni të z.Adrian Vehbiut po e shtoj edhe këtë :” Ne 1800 , Universiteti i Kopenhagenit shpalli konkurs për të zëvëndësuar mitologjinë greko-romake me atë gjermane ose kelte (14) Intelektualëve ju kërkua, që ajo të rizbulonin nga “goja e popullit”. Për çudi “Lashtësia Greko-Romake” u quajt “djepi” i qytetrimit europian të shk 18-19 dhe hyjnizohet deri në atë shkallë, sa mbreti bavarez Ludovik, në Mynih ndërton kopjet e monumenteve të Antikitetit të Athinës, duke përfshirë edhe Panteonin e famshem. Skema e “popujve Arian”,  mohoi faktet historike, të qënies së një “Europe Pellazgjike” të Lashtësisë.

 

“Këtu, tretet Historia dhjetra-mije vjeçare e “Europës Pellazgjike” dhe ndërtohet Historia e Lashtësisë dymijë vjeçare e Europës Indo-Europiane, që studiohet sot. Kjo histori ,në tekstet mësimore, fillon me pushtimin e Kontinentit nga fiset “indo-europiane”nga Azia e Largët. Ne studimin e tij “Gjuhesia Ballkanike”  Pr. Shaban Demiraj pohon se :“Të dhënat arkeologjike dhe historike dëshmojnë se Gadishulli Ballkanik ka qenë i banuar nga popuj të ndryshëm edhe para ardhjes së fiseve i.e. (=indoevropiane), që e kanë “indoevropianizuar” atë prej kohësh të hershme “ shkruan Fatbardha Demi    Pra, Skema e “popujve arianë”,i mohoi faktet historike, të qenies së një “Europe Pellazgjike” të lashtësisë

 

Nga postimet e ndryshme të Adrian Vehbiut e kuptova që ai është ende i shkollës komuniste kur nuk guxonim të kishim gojë për të folë dhe e pengon kur ne shqiptarët shkruajmë : “Europa Pellazgjike” u flijua në shk 18-19 “Shumë njerëz habiten kur mësojnë se Modeli Arian (Historia e sotme e Lashtësisë –shën im) , që shumica prej nesh ka arritur ta besojë, është zhvilluar vetëm përgjat gjysmës së parë të shk19 (22).( F.D.)

 

Dhe se sipas tij :”Lashtësia , ku gjetën burimin artet, shkenca, filozofia, format drejtuese të shtetit dhe lindën ideologjitë politike, ju atribuan tërësisht jugut të gadishullit ballkanik, të emërtuar më vonë Greqia Antike “
Adrian vehbiut i pengon që edhe Lineari B edhe Homeri që  lexohet shqip dhe shkruan “ Kjo përpjekje e z. Xharra po më tingëlloka fort e ngjashme me pretendimet e cave që “kanë deshifruar më në fund greqishten e Homerit”, a thua se nuk paskësh qenë bota në gjendje t’i lexonte Iliadën dhe Odisenë, pa ndihmën e “shqipes së vjetër.”[2]
Mos ta zgjas shumë :  “Vehbiu njihet si një nga kritizerët më të flaktë të Ismail Kadaresë dhe veprës së tij.[1] Alfred Lela në një artikull në gazetën MAPO i ndan detraktorët e Kadaresë në dy grupime: sovjetikë dhe otomanistë.[2] Një ndarje të ngjashme bëjnë edhe autorët dhe kritikë të tjerë, duke iu referuar edhe polemikave të mëparshme të Kadaresë me Rexhep Qosen dhe të tjerë [3] , për sa i përket identitetit të shqiptarëve, ku ky i fundit shprehet qartësisht për një prejardhje dhe përkitje aziatiko-lindore të shqiptarëve, ndryshe nga Kadare që argumenton dhe tregon për një identitet europian.[1][3][4]

Gjatë viteve Vehbiu ka qenë në mes të polemikave të ngritura vet nëpërmjet artikujve në shtypin shqip ose nëpërmjet reagimeve rreth Kadaresë që nga faqja e tij Peizazhe.com.[1]”

Miku ynë është edhe në mbrojtje të neoosamnizmit në tokat tona:  “Sa për osmanët, ne shqipot qenkemi me ta në luftë akoma; përndryshe nuk shpjegohet dot gjallëria “intelektuale” madje agresiviteti i Frontit Anti-Osman Nacional-Çlirimtar, të paktën në mediat. Dhe kjo luftë me penë e pështymë nuk ka ditë që të mos nxjerrë në pah ndonjë trim të ri, që të merr gjak në petull. Megjithatë, le ta themi edhe se këta kreshnikë të vonuar të shpatës e të penës po përfitojnë rëndshëm nga kornizimi që i është bërë historisë kohët e fundit pikërisht nga ato institucione që duhej të kujdeseshin për historinë dhe ta ruanin nga kornizime të tilla. E kam fjalën për idenë – që tashmë ka zënë rrënjë dhe është kthyer në program – se historia mund të modulohet sipas dëshirës dhe interesit të elitave; dhe se e vërteta mund edhe të sajohet, me kusht që kjo të jetë “në favor të çështjes kombëtare” ose “të na e ngrejë imazhin para të huajve.” Këtë e kanë pasë quajtur një herë e një kohë falsifikim; por falsifikimi tashmë është bërë i modës, duke filluar me letërsinë dhe letrarët kombëtarë, që prej dekadash i bien kësaj culeje të shtrembër dhe e paraqitin të shkuarën shqiptare mu sikurse dëshirojnë që t’u jetë shqiptarëve të tyre e ardhmja. (Ardian Vehbiu: U bëmë për pllakë

03 Tetor, 2015 )

 

Po , si Muzafer Korkuti ashtu edhe Ardian Vehbiu pajtohen në të njëjti mendim : ” ……sepse nuk mbrohet lashtësia e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar me diletantizëm e nga pozita nacionaliste… të mos jemi kategorik në gjykimet tona dhe çka është e papranueshme dhe e dëmshme, të mos biem në pozita nacionaliste duke pohuar se: “Nuk ka dhe nuk ka ekzistuar kurrë komb grek..”
Kujt i frigohenburrat e dheut ?

 

Fahri Xharra, 08.02.18
Gjakovë