Koncertet e mëdha të Vjenës për Shqiperinë

Koncertet e mëdha të Vjenës për Shqiperinë

194
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Vjena e luante “Simfoninë e madhe Shqiptare “ me violinat më të mira të zgjedhura nga dirigjenti Bertchold .  “Atëherë Bertholdi i parashtroi Ismail Kemal Beut që të delte sa ma pare në Shqipni për të shpallë pamvarsinë. Ismaili iu përgjigj: “Mirë se flamurin e kam, por nuk kam shtizë ku ta naltoj, dhe flamurin pa shtizë e merr çdo erë që fryn”. Atëherë Konti Berthold iu përgjigj: “Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.” Kishte ba që 40 mijë trupa të niseshin nga Bosnja në kufi të Malit të Zi. Ismail Beu plot gëzim iu përgjigj: “Kështu po, jam gadi, se vetëm kjo asht garanci për shtetin e ri shqiptar.”

“Austria jo vetëm që njohu Europën me shqiptarët por e bëri Shqipërinë shtet, se mos ishte ajo sot ishim as nuk ishim këtu ku jemi Thedor Ipeni ishte pjese e aksionit austriak per Shqipërinë dhe ka shkruar nen direktivat e ministrisë se jashtme austriake (Elena Kocaqi, historiane)”.
Koncertet e Vjenës në nderim të kombit tonë luheshin dhe luhen ende .Koncerti i fundit i vitit të Ri 2015 , me melodinë shqipe të lozur nga vetë shqiptarët ia përcolli botës mesazhin e përjetshëm që në Ballkan jeton ende shpirti shqiptar në tokat e veta. Nuk e di se si duhet lexuar gjuhën diplomatike të shprehur nëpër mjet të muzikës; një gjuhë që më duket më shumë e kuptuan ata që nuk e deshën mesazhin se sa ne që , neve që na ishte drejtuar.
Koncertet e mëdha të Vjenës gjatë historisë sonë të re janë luajtur me instrumente të ndryshme , por gjithmonë me të njëjtin qëllim për mbrojtjen e këtij populli të pa mbrojtur nga askush dhe mbrojtjen e tokave të po këtij populli që duheshin “rrafshuar” nga historia e saj nga ata të cilët edhe sot e kësaj dite e kanë të njejtin qëllim.
Monarkia austro-hungareze nxori një vistër emrash të njohur siç janë: Hahn, Meyer, Jokl, Bopp, Miklosich, Šufflay, Patsch, Steinmetz, Lambertz, Thalloczy, Ippen, Haberlandt, të cilët në mënyrë permanente u morën me shqiptarët, dhe nxitësja kryesore e këtij interesimi të planifikuar vlerash shqiptare ishte vetë krijimi i shtetit dhe ruajtja e kombit shqiptar.
Koncertet e dirigjuara në Vjenë e të luajtura për Shqipërinë , nga ta që i përmendem më lartë ishe me instrumentat e pendës , pendë e cila e krijoj simfoninë e pavdekshëm shqiptare , simfoni e cila gjallon edhe sot e kësaj dite.
As qeveritarët dhe as akademikët tanë nuk i dhanë kurrë rëndësi asaj që sado pak dhe me më shumë falënderim të trajtohet figura e Theodor Anton Ippenit, hebreut austriak që ia rizbuloi Europës, Shqipërinë; që sado pak të përmend njeriun që kishte nxjerrë me aq hollësi në dritën e botës shkencore të kaluarën e vjetër të Shqipërisë. Ky njeri i madh i Austro Hungarisë , përveç shkuarjes së të vërtetës për ne “kishte ndihmuar prapa kuintave të diplomacisë në mënyrë vendimtare në krijimin e shtetit shqiptar, i cili themi se pa Ippenin, si të vetmin ekspert të çështjeve shqiptare në Konferencën e Londrës do të ishte katandisur edhe më keq nga sa doli me dhimbje në vitin 1913.”(A.K)
Por , të jemi falënderues e që jemi me siguri , herët në vitin 1912 Kontit Leopold Berthold i ngutej, e donte një njeri të besueshëm që s`i del fjala, e donte një përkthyes e shkuar përkthyesi, sepse ai kishte për t`u takuar me Ismail Qemailin për t`i thënë se kishte ardhur koha e shqiptarëve. Çfarë mrekullie e fatit , të gjendet dikush në botë dhe të jep shenjat e forta se kishte ardhur koha e shqiptarëve , koha e duhur par 500 vjetësh robërie.
A nuk ishte ky një një koncert i madh i Vjenës ? A nuk u mblodh oguri i bardhë për kombin tonë ?
Në Vjenë më 1912-n, ”nëpunësit e Ministrisë Jashtme në Vjenë kërkuan kolegun e tij, Atë Anton Harapin. Mbasi ai ishte kthye në Shqipni, atëherë (Davidin) e murrën me urgjencë dhe e çuen në Vjenë. Aty e shtinë në nji zyrë dhe e bane me u betue se nuk do t’i nxirrte kurr sekretet. E murrën si përkthyes ndër bisedimet që Ministri i Jashtëm Berthold do të zhvillonte me Ismail Kemal Bej Vlorën…(“Dushman – Temali në rrjedhje të kohëve”, Ndoc Ndoja). Dhe përkthimin e udhëhoqi Atë David Pepa. Kush ishte Atë David Pepa- që Austria ia besoi sekretin shtetëror? Atë Davidi shquhet për veprimtari të madhe atdhetare në kontributin e tij si përkthyes i gjermanishtes në shqip në takimin e ministrit të Jashtëm të Perandorisë Austro – Hungareze, Konti Leopold Bertholdi me Ismail Qemalin në Vjenë në prag të Pavarësisë së Shqipërisë…..
Vjena e luante “Simfoninë e madhe Shqiptare “ me violinat më të mira të zgjedhura nga dirigjenti Bertchold .
“Atëherë Bertholdi i parashtroi Ismail Kemal Beut që të delte sa ma pare në Shqipni për të shpallë pamvarsinë. Ismaili iu përgjigj: “Mirë se flamurin e kam, por nuk kam shtizë ku ta naltoj, dhe flamurin pa shtizë e merr çdo erë që fryn”. Atëherë Konti Berthold iu përgjigj:”Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.” Kishte ba që 40 mijë trupa të niseshin nga Bosnja në kufi të Malit të Zi. Ismail Beu plot gëzim iu përgjigj: “Kështu po, jam gadi, se vetëm kjo asht garanci për shtetin e ri shqiptar.”
Të shohim një ngjashmëri me sot : “Sipas shënimeve serbe, problemi i madh i shqiptarëve të kohës së pavarësisë dhe para saj ishte ndarja sa u përket ideve nacionale dhe nacionaliste në atë kohë: ishin të shkapërderdhura në tri segmente: ato në brendi, ato në periferi dhe të atyre që jetonin jashtë ”shtetit”. Të brendshmit ishin shumë konservatorë; sepse me besimin e madh ne solidaritetin mysliman (së bashku me Turqinë) ata i dëshpëronin shqiptarët e diasporës. Ata të brendshmit ushqenin ende një mentalitet feudal, të cilët mendonin që Shqipërisë i duheshin shumë dekada para se të bëhet gati për nacionalizëm dhe kufij, çka tregonte një amulli ndaj atyre të jashtmëve që punonin në këtë drejtim. Dhe është plotësisht e kuptueshme pse shqiptarët patriotë e ndien të nevojshme për një Rilindje Kombëtare., “
“Që prej vitit 1896 Ministria e Jashtme austro-hungareze do të ndërmerrte një aksion energjik lidhur me Shqiperinë. Se pari asaj i nevojitej një konsullatë me përbërje sa më të mirë, me njerëz që i njihnin mirë rrethanat shqiptare, i duheshin njerëz, të cilët e njihnin mirë vendin, popullin dhe gjuhën shqipe .” Pra ,Vjena e donte një përgatitje të mirë për një koncert të madh historik
Dirigjenti madh i koncerteve të Vjenës Konti Berthold e kishte përkrahjen e madhe apo si quhej në diplomaci ”çekun e bardhë” të Gjermanisë në vendimin e Austro-Hungarisë për ”luftë me të gjithë” që e pengonin Pavarësinë e Shqipërisë…..screenshot_34