Pushtimet që lanë gjurmë edhe në historinë e artit gastronomik-Aleksandri i Madh

Pushtimet që lanë gjurmë edhe në historinë e artit gastronomik-Aleksandri i Madh

319
0
SHPËRNDAJE

Fuqia e madhe e krijuar nga Aleksandri i Maqedonisë lindi qytetërimin e ri helen. Lanë gjurmë të pashlyeshme pushtimet e Aleksandrit të Madh edhe në historinë e artit gastronomik. Pikërisht atij i detyrohet Europa njohjen e vet me shumë fruta të panjohura për të deri në atë kohë.

Pas fushatave ushtarake të Aleksandrit, nga Lindja në Greqi dhe Itali u sollën kajsitë. Nga India në rajonin mesdhetar u soll qitro. Dhe, me sa duket, europianët e parë që u njohën me bananet ishin luftëtarët e ushtrisë së Aleksandrit të Maqedonisë, të cilët e provuan dhe e vlerësuan sipas meritave këtë frut të paparë ndonjëherë gjatë kohës së fushatës së tyre ushtarake indiane të vitit 327 para erës sonë.

Vetë mbreti i ri Aleksandër shquhej, po ti besohet shkrimeve të autorëve antikë, për qëndrimin e vet tejet të përmbajtur, të kujdesshëm ndaj ushqimit.

Zakonisht Aleksandri e fillonte ditën me bërjen e flijimeve për perënditë dhe menjëherë pas kësaj ulej të hante mëngjesin. Në vendqëndrimet e veta mbreti kryente ritin e të larit dhe të lyerit të trupin me vajra aromatikë, pikërisht në këtë kohë ai pyeste personat që merreshin direkt me kuzhinierët apo bukëpjekësit nëse është përgatitur gjithçka e nevojshme për drekën apo jo. Ishte vonë dhe errur tashmë jashtë kur Aleksandri i shtrirë në shtrat fillonte të hante drekën. Gjatë kohës së të ngrënit mbreti shfaqte përkujdes të habitshëm ndaj atyre që ishin ulur në sofër me të dhe vërente me shumë vëmendje që askush nga ata të mos mbetej padrejtësisht i fyer dhe i pasejdisur ashtu siç duhet.

Por drekat e gostitë që shtronte Aleksandri ishin gjithmonë të mrekullueshme dhe shpenzimet që bëheshin për to vinin duke u rritur proporcionalisht me fitoret ushtarake të tij. Pikërisht për shkak të pasionit të zjarrtë të Aleksandrit të Maqedonisë ndaj organizimit të gostive, ai filloi të gëzojë namin e njeriut shumë të dhënë pas verës. Historianët e kohërave antike konfirmonin, se në të vërtetë gjatë gostive Aleksandri më tepër fliste se sa pinte dhe çdo kupë e shoqëronte patjetër me një fjalim të gjatë.

Në qoftë se do ti besohet legjendës, pas gostisë shumëditore në qytetin e lashtë të pushtuar persian Persepolis, kur pijet derdheshin rrëke, të nxitur nga hetaera (kurtizania) Thais e Athinës Aleksandri me shokët e tij të dehur keq i vunë zjarrin Pallatit të mbretërve të Persisë. Ka ruajtur historia në kujtesën e vet edhe raste të tilla, kur Aleksandri i Maqedonisë thërriste në gosti miqtë dhe prijësit e vet ushtarakë dhe u propozonte atyre të masnin forcat në të pirë, duke i premtuar fituesit si shpërblim kurorën e vet. Më shumë se të gjithë arriti të pijë Promachus (karakter i mitologjisë greke – i biri i Parfenopeya dhe nimfës Klima (Klymene). Vërtet, pas 3 ditësh fituesi vdiq. Përveç tij vdiqën edhe rreth 40 pjesëmarrës të asaj gostie me të pira pa karar.