Kastriot Dervishi: 20 vjet nga zhdukja e floririt në Kërrabë, si u...

Kastriot Dervishi: 20 vjet nga zhdukja e floririt në Kërrabë, si u vodh thesari i shtetit në 1997?

672
0
SHPËRNDAJE

Në 20 vjetorin e plaçkitjes së thesarit të shtetit në Krrabë, ish-Drejtori i Arkivës Kastriot Dervishi, përkujton ngjarjen.

Dervishi sjell disa fakte, të çilat sqarojnë se si ndodhi një prej vjedhjeve më të bujshme në historinë  ështetit shqiptar, atë të vjedhjes dhe shkatërrimit të depove të thesarit dhe magazinave të Ministrisë së Brendshme në vitin 1997. Pavarësisht se një dëm i pallogaritshëm iu shkaktua shtetit shqiptar në atë kohë të vështirë, sipas Dervishit indiferentizmi i mëvonshëm nuk ishte më i pakët dhe sot vazhdon të jetë po njësoj.

DERVISHI:

20 vjet nga shkatërrimi dhe plaçkitja e objektit të Krrabës

Më 13.3.1997 objekti shtetëror në Krrabë të Tiranës ku ruhej thesari i shtetit dhe një pjesë e Arkivit të Ministrisë së Brendshme u plakçit dhe u shkatërrua.

Një dëm i pallogaritshëm iu shkaktua shtetit shqiptar në atë kohë të vështirë, por indiferentizmi i mëvonshëm nuk ishte më i pakët. Indiferentizmi vazhdon të jetë njësoj.
Thesari i shtetit ishte krijuar së pari mbi bazën e urdhrit të kryeministrit datë 21.5.1963.

Në atë kohë u krijuan rezerva fondesh në bankënota në degët e Bankës së Shtetit në degët: Berat, Elbasan, Gramsh, Rrëshen, Tepelenë, Durrës.
Në shkurt 1968 u krijuan rezerva të tjera në degët: Korçë, Laç, Burrel, Pukë, Shkodër, Bajram Çurri, Vlorë, Skrapar.

Më 12.6.1974 filloi zhvendosja e vlerave monetare por edhe e triskave të luftës në Berat. Ishin gjithsej 3.349 arka të sjella nga degët në Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Skrapar.
Në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave nr.138, datë 28.6.1974 dhe nr.323, datë 8.10.1976, nr.62, datë 24.2.1981 janë depozituar në thesarin për kohë luftë sasi ari e argjendi.

Në vendimin e dytë spikasin ndër të tjera edhe stoli me gurë diamanti të çilat iu vodhën shtetasve shqiptarë nga komunistët.
Pas lëvizjeve të shumta, në vitin 1992, thesari u vendos në Krrabë.

Një vit më vonë u vendos aty në pjesën e jashtme të objektit një pjesë e arkivit të MB-së. inventari i fundit ishte më 27.2.1997.

Objekti u sulmua më 13.3.1997 nga populli i zonës në Krrabës. U shkaktuan dëme të mëdha materiale, si dhe u shkatërrua një pjesë e Arkivit të Ministrisë së Brendshme. Këtë ditë ka pasur hyrje në objektin ku ruhej thesari, si dhe ka pasur një përpjekje tjetër më 13.4.1997, e çila ka dështuar për shkak të shpërthimit të minës.

-Ari i vendosur gjithsej në 24 arka

1-Gjashtë (6) arka me nga 4.000 copë secila (prerje 1 napolon), gjithsej 24.000 çopë. U vodhën 3.998. Humbi 1. Ngelën 20.001 copë.
2-Gjashtëmbëdhjetë (16) arka (prerje 1 lirë osmane), rreth 3.800 copë secila, gjithsej 62.000 copë. U vodhën 39.997. Ngelën 22.002 copë.
3-Një (1) arkë (prerje 5 lirëshe osmane), me 1.200 copë. Nuk u vodh.
4-Një (1) arkë (prerje 10 dollarë), me 1.600 copë. Nuk u vodh.

-Argjendi, i vendosur në 97 arka me nga 20 kg secila. Gjithsej 1940 kg.

Më 20 mars 2000 filloi inventari, i çili mbaroi më 6 prill 2000.
Më 19.5.200 u zhvendos ari dhe më 26.5.2000 jashtë Tiranës u zhvendos argjendi.

Bashkëlidhur foto e njërës prej dhomave ku ruhej thesari në tunel.