Romë-Iliri, 150 vjet luftë; kur udhëheqësi ilir Bato u dorëzua, gratë ilire...

Romë-Iliri, 150 vjet luftë; kur udhëheqësi ilir Bato u dorëzua, gratë ilire duke mbajtur fëmijët e tyre, u hodhën vetë në zjarr

5115
0
SHPËRNDAJE
FILMBILD / T: Troja / Troy R: Wolfgang Petersen P: USA J: 2003 PO: Szenenbild RU: DA: Filmstill // HANDOUT / EDITORIAL USE ONLY! / Please note: Fees charged by the agency are for the agencyÃs services only, and do not, nor are they intended to, convey to the user any ownership of Copyright or License in the material. The agency does not claim any ownership including but not limited to Copyright or License in the attached material. By publishing this material you expressly agree to indemnify and to hold the agency and its directors, shareholders and employees harmless from any loss, claims, damages, demands, expenses (including legal fees), or any causes of action or allegation against the agency arising out of or connected in any way with publication of the material.

Romakët sulmuan në 229 p.e.s, duke zënë fillimisht ishujt dhe duke fundosur flotën ilire. Në vitin 168 p.e.s, mbreti i famshëm Gent, u mund, dhe kjo i dha romakëve një bastion mbi tokën ilire.

Megjithatë, në brendësi, fiset e Ilirisë bënë një qëndresë të egër të egër dhe komandantëve më të zotë romakë dhe forcave të tyre ushtarake iu deshën një shekull e gjysmë që të mposhtnin fiset kryelartë.

Së fundi, nga 35-33 BC, nën komandën e drejtpërdrejtë të perandorit Oktavian, ushtria romake filloi një sulm të madh, i cili – pasi u plagos rëndë vetë perandori nga një sulm në gueril – detyroi fisin e Dalmatëve që të dorëzohej.

Fiset bregdetare, u pushtuan përgjithësisht prej përmasës së madhe të ushtrisë romake.

Në “betejën mbretërore” të fundit, për territoret e brendshme të mbajtura nga ana e fiseve ilire, në atë që është zemra e Bosnjës së sotme, besëlidhja e fiseve krijoi atë që njihet si Kryengritja e Batove.

Dy fise të mëdha ilire u bashkuan për tu rezistuar pushtuesve. Të trembur nga zërat se kishte 800.000 kryengritës, përfshirë edhe 200.000 luftëtarë të elitës e 9.000 kalorës, Perandori Augustus dërgoi dy nga komandantët e tij më të aftë, Tiberius dhe Germanicus, për të mposhtur dhe pushtuar ilirët krenarë dhe kokëfortë.

Luftimet vazhduan për vite me rradhë, me fitore e mposhtje nga të dyja palët. Qëndresa e fundit ilire që ra, ishte fortesa në Vranduk pranë qytetit boshnjak qendror të Zenicës. Sipas shënimeve romake, kur udhëheqësi ilir Bato u dorëzua, gratë ilire, duke mbajtur fëmijët e tyre, u hodhën vetë në zjarr, në vend që të kapeshin e të skllavëroheshin.

Romakët i përfshinë dy provincat ilire të Pannonias dhe Dalmacisë në perandorinë e tyre. Disa mbetje tejet të izoluara të fiseve ilire mbijetuan dhe ndoshta u asimiluan përfundimisht me Sllavët, kur këta erdhën në shekullin e 7-të.

Ka ende disa vende arkeologjike që tregojnë gjurmët e qytetërimit ilir në Bosnje dhe Hercegovinë. Shumë prej fortifikimeve ilire u zgjeruan nga romakët dhe më vonë nga aristokracia boshnjake e osmanët.

Hulumtimet e rej, gjithsesi, kanë zbuluar një aspekt interesant të Ilirisë. Në Vranduk në Bosnjen qendrore, në Blagaj pranë lumit Buna në Hercegovinë dhe në muret ciklopike në Osanici pranë Stolac, gjetjet tregojnë se kultura e antikitetit erdhi kohë përpara romakëve, me shumë të ngjarë në formën helenistike.

Osanici ishte atdheu i fisit Daorsi dhe gjetjet arkeologjike të kohëve të fundit tregojnë për një lidhje të shekullit të 3 p.e.s me një zgjerim verior të qytetërimit të madh helenistik.

Pjesa më e madhe e kulturës ilire do të mbetet përgjithmonë një mister, por askush nuk mund të mohojë ndikimin shpirtërore dhe kulturor që ajo ka pasur, madje edhe për gati dy mijëvjeçarë pas zhdukjes së tyre.