Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe Philippe le Bon.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe Philippe le Bon.

129
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Paulin Z. ZEFI

Më 18 korrik 1456, nga qyteti i Krujës, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i dërgoi një letër falenderimi dukës së Milanos, Francesco Sforza, duke i shprehur mirënjohjen për pritjen e ngrohtë që i kishte rezervuar në Milano ambasadorit të vet, Pal Gazullit (Paolo Gazulo), i cili po kthehej nga Burgonja dhe në shenjë respekti i dërgoi si dhuratë një kalë të bukur nëpërmjet të dërguarit të posaçëm, Giorgio Petrici. Pal Gazulli kishte shkuar me porosi të Heroit tonë Kombëtar në Dijon (Francë) për t’i dërguar Dukës së Burgundisë (Burgonjës), Filipi III ose Filipi i Mirë (Philippe le Bon), si dhuratë, në emër të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, “6 robër turq të veshur me uniforma ushtarake” dhe nëpërmjet kësaj dhurate simbolike, e cila ishte një praktikë e njohur mesjetare, ai e ftonte sovranin e fuqishëm frëng të merrte pjesë në luftën kundër turqve-osmanë. Prania e “6 robërve turq” dhe ekspozimi i tyre në sytë e sovranit të fuqishëm Philippe le Bon dhe oborrtarëve të Dukatit të Burgonjës, krijoi një impakt të jashtëzakonshëm. Me këtë rast ishin të shumtë artistët europiano-perëndimorë(piktorë), të cilët, për herë të parë filluan të hedhin me penel në kanavacë imazhin e vërtetë të “barbarëve turq”, që iu prezantuan botës së Frankosferës dhe Anglosferës falë “dhuratës” së Mbrojtësit të Qytetërimit Perëndimor, Gjergj Kastriotit-Skënderbeu.

67368201_919358371729869_4030990896521543680_n